MENU
klinika

Greqi

Prifti sulmon me acid policin, avokatët dhe shtatë mitropolitë

24.06.2021 - 10:02

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një prift në manastirin Petraki në Athinë ka sulmuar me acid një polic, dy avokatë dhe shtatë mitropolitë.

Sipas mediave greke sapo prifti dëgjoi vendimin e Gjykatës së Sinodit që i hoqi titullin ka kryer aktin ekstrem. Mësohet se personat e sulmuar janë transportuar në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Policia ka prangosur priftin i cili është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës. “Isha i mbushur me zemërim. Kisha prova që isha i pafajshëm“, i tha ai uniformave blu.

Po sipas mediave helene, prifti 37-vjeçar është nga Veria dhe më parë ka qenë i akuzuar si i përfshirë në çështje të trafikimit të drogës.

Pikërisht, përfshirja në një çështje të trafikut të drogës, u bë shkak për vendimin për shkarkimin e tij. Duket se akti ekstrem ka qenë i mirëmenduar pasi kleriku kishte shkuar i përgatitur në seancë, ku posedonte një sasi të madhe të lëngut kaustik në shishe. Tashmë shishet janë transportuar për ekzaminim në një laborator mjeko-ligjor të policisë greke.

Çështja e drogës

Ishte 14 qershor i vitit 2018, kur ra si “bombë” në kishë lajmi se prifti 34-vjeçar (asokohe) që predikonte në një fshat të Aleksandrisë në Imathia, u arrestua pasi u kap me kokainë në një anije.