MENU
klinika

Raporti i KE

Edhe Greqia probleme me sundimin e ligjit

05.06.2021 - 19:29

Probleme me drejtësinë dhe sundimin e ligjit nuk kanë vetëm vendet kandidate dhe jashtë Bashkimit Europian, si Shqipëria, por edhe vetë vende anëtare të unionit. Një seri problematikash të tyre, Komisioni Europian i gjen në Greqi në raportin vjetor të sundimit të ligjit për 27 vendet anëtare të BE-së.

Në rastin e Greqisë, Komisioni vëren rritje të kohës që u duhet organeve greke që të japin drejtësi, perceptimin e më shumë se gjysmës së qytetarëve se sistemi i drejtësisë është i korruptuar dhe hedh dyshime mbi pavarësinë e sistemit të vendosur në mëdyshje nga një ligj që për çdo emërim në rangjet e larta kërkohet dekret presidencial.

“Kushtetuta përcakton se emërimet i nënshtrohen dekretit të Presidentit. Ky ndryshim u bë me propozimin e Qeverisë, pavarësisht kritikave të Grupit të Shteteve të KiE kundër Korrupsionit (GRECO). Megjithatë, deri më tani Greqia nuk e ka ndryshuar këtë parashikim, që kërkon ndërhyrje në Kushtetutë”, thotë Komisioni.

Raporti vëren se niveli i perceptimit të pavarësisë të sistemit të drejtësisë në Greqi është rreth 53 për qind. Bizneset e kanë më të ulët këtë nivel perceptimi në rreth 51 për qind.

Vërejtja kryesore lidhet me efikasitetin e përgjithshëm të gjykatave.

“Statistikat gjyqësore tregojnë se në veçanti sistemi gjyqësor civil vazhdon të përballet me sfida të efikasitetit, pasi koha e nevojshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet civile dhe tregtare në shkallën e parë është rritur në 559 ditë në 2018 krahasuar me 479 ditë në 2017.

Për më tepër, produktiviteti i gjykatave të shkallës së parë po bie në lidhje me shkallën e pastrimit të çështjeve civile dhe komerciale, që do të thotë se Greqia po përballet me një rrezik të qartë të krijimit të një volumi të madh dosjesh”, thotë Komisioni.

Raporti thotë se e njëjta problematikë shfaqet edhe te çështjet penale. Duke cituar Eurobarometrin, Komisioni vëren se 95 për qind e të anketuarve mendojnë se ky fenomen është i përhapur në vendin e tyre, nga 71 për qind që është mesataraj e BE. 95 për qind e bizneseve e shohin korrupsionin si të përhapur dhe rreth 60 për qind thonë se korrupsioni është një pengesë për sipërmarrjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në garë me kohën për hapjen e sezonit turistik

Greqia kap shifrën e 6 milion vaksinave