MENU
klinika

Kush e fiton "gjyqin"?

Ekspozohet karroca ekstravagante…

18.06.2021 - 14:27

        Më parë pronë e familjes mbretërore hollandeze, karroca 122-vjeçare është kritikuar për paraqitje imazhesh raciste, kolonialiste. Prej ditës së sotme, ajo është ekspozuar në Amsterdam./Konica.al

Karroca e praruar është përdorur deri në kohërat më moderne, për evente mbretërore. Ekstravagante dhe e praruar, e përdorur dikur nga familja mbretërore hollandeze, tani është nxjerrë në ekspozitë muzeale.

Një panel në krah të karrocës ishte temë e debatit të nxehtë, për shkak të imazheve të saj, i konsideruar nga disa si raciste dhe kolonizuese.

Triptiku përshkruan njerëz nga kolonitë hollandeze, duke i paguar haraçe plot nderime një gruaje të bardhë, që simbolizon Hollandën.

The Hague, Netherlands – September 16, 2014: Golden Coach arriving on Binnenhof during Prinsjesdag, the day on which King Willem-Alexander addresses a joint session of the Dutch Senate and House of Representatives in the Knights’ Hall. The Speech from the Throne sets out the main features of government policy for the coming parliamentary session.

Triptiku i vitit 1898, nga Nicolaas van der Waay, i titulluar “Dhurata nga kolonitë”, përshkruan njerëz nga ish-kolonitë hollandeze, Indonezia, Surinami dhe ish-Antilet holandeze, duke i ofruar shpërblime plot përulësi, një gruaje të bardhë, simboli i Hollandës.

Në një botim të vitit 2011, në të përditshmen Hollandeze “NRC Handelsblad”, Barryl Biekman, lindur në Suriname, Kryetar i Platformës Kombëtare për Historinë e Skllavërisë Hollandeze, së bashku me disa politikanë të tjerë hollandezë kërkuan që imazhi të hiqej nga karroca.

Karroca prej druri e mbuluar me fije ari, ishte një dhuratë për Mbretëreshën Wilhelmina nga populli i Amsterdamit për nder të kurorëzimit të saj në 1898.

Më herët, “NL Times” pohoi se për të bërë këtë karrocë punuan më shumë se 1,200 vetë, përfshirë edhe fëmijët që jetonin në jetimoren e qytetit –  aktualisht Muzeu i Amsterdamit, – ku karroca do të ekspozohet nga 18 qershori deri më 27 shkurt 2022.

Prej vitit 1901, karroca është përdorur për ceremonitë martesore të familjes mbretërore, përfshi edhe dasmën e vitit 2002, të mbretit dhe mbretëreshës aktuale, atëherë Princit Willem-Alexander dhe Princeshës Maxima.

 

Po ashtu, çdo vit është përdorur për të çuar monarkun hollandez në çeljen e parlamentit në Prinsjesdag ose Ditën e Princit.

Sidoqoftë, prej vitit 2016, familja mbretërore ka përdorur karrocën e qelqtë në vend të kësaj, ndërsa ajo e praruar iu nënshtrua restaurimit.

 

Duke pasur parasysh polemikat rreth karrocës së florinjtë, mbetet i diskutueshëm fati… pas ekspozitës./Konica.al

 

(DW)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN