MENU
klinika

NBA, play-off

Eliminohen kampionët në fuqi, Booker fantastik

04.06.2021 - 10:30

Skuadra e Los Angeles Lakers, kampione në fuqi e NBA-së, është eliminuar në çerekfinalet play off, duke dorëzuar kurorën. Kalifornianët u mundën 113-100 në fushën e tyre nga Phoenix Suns, që fitoi 4-2 serinë e takimeve çerekfinale.

Rikthimi i sforcuar i Anthony Davis në fushë, që luajti vetëm 6 minuta dhe më pas doli nga fusha e lojës, tregoi se kjo do të ishte një sfidë e vështirë për kalifornianët.

LeBron James realizoi 29 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar dështimin. Në kahun tjetër shkëlqeu Devin Booker, që realizoi 47 pikë e 11 rebound, që i vetëm eliminoi kampionët në fuqi. Phoenix, në gjysmëfinale do të luajnë ndaj Denver.

Nuggets fituan 126-115 ndaj Portland Trail Blazers, duke fituar 4-2 serinë e ndeshjeve mes tyre. Jokic sërish më i miri në parket, teksa realizoi 36 pikë. Mbetet për t’u përcaktuar gjysëmfinalisti i fundit në Perëndim, ku Dallas Mavericks udhëheq 3-2 ndaj Los Angeles Clippers. Fituesi do të luajë në gjysmëfinale me Utah Jazz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN