MENU
klinika

Euro 2020

Evropiani i rekordeve, autogolat bëjnë ligjin

24.06.2021 - 18:21

Përveç golave, paraqitjeve dhe shumë episodeve të tjera, Euro 2020 vuri një rekord edhe për autogolat. Një statistike e veçantë, plot 8 deri më tani kur Evropiani sapo ka mbaruar fazën në grupe.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e Europianit, pasi në 40 vitet e kaluara që nga turneu i vitit 1976 deri në Europianin e 2016 ishin shkaktuar vetëm 9 autogola në total.

Protagonist absolut janë bërë dhe portierët, të cilët mbajnë stafetën e 3 autogola në turneun veror, si asnjëherë tjetër. Portieri i Polonisë, Finlandës dhe Sllovakisë ishin të pafat në këtë turne, të tre të eliminuar.