MENU
klinika

Shqipëria në kapërcyellin 1801-1901...

Faik Konica: Sot jemi kombi më i sëmurë e më i dobëti

14.06.2021 - 12:53

         Si ishte vendi ynë njëqind vjet më parë e si është sot?

Ndryshim i madh, të cilin do ta rrëfejmë me pak fjalë.

Atëherë Shqipëria, sundimërisht, ishte pothuaj më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundonin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Ata vetë i emëronin gjithë nëpunësit (memurët) e qeverisë, të cilët ishin të gjithë shqiptarë.

Sot kemi mbi krye ca anadollakë që nuk kanë tjetër mendim dhe tjetër punë përveç të varfërojnë vendin e të shuajnë kombësinë tonë.

Atëherë, emri shqiptar ishte i njohur kudo në Evropë si i një populli me gjuhë, me zakone me mendime të veta. Librat e shkronjëtoreve të asaj kohe janë plot me dëftime të tilla.

Sot, përkundrazi, errësira ku na ka lidhur Stambolli e ku na mban poshtërsia e karakterit tonë u dhanë sy e forcë kombeve fqinje të na kllasin djallëzitë e tyre e t’i japin të besojë botës se komb shqiptar nuk ka.

Kështu, ne që njëqind vjet më parë ishim kombi më i gjallë e më i fuqishëm i Ballkanit, jemi sot për sot kombi më i sëmurë e më i dobëti.

 

Revista “Albania” Nr. 1, 1901, me rastin e hyrjes së vitit të ri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

Shqipëria në testamentin e Konicës

“Ti Imzot Noli dhe ti Lamja i vogël”

Konica ky mësues i rreptë

“E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”

Ju rrëfej vëllezërit e mi...

“Një ëndërr e zhdukur nuk përsëritet”