MENU
klinika

Futet në "lojë" Gjermania

Favoritët e Euro 2020 sipas “bookmakers”-ave

21.06.2021 - 19:09

Në fillim ishin rreth 8 skuadra favorite, tashmë rrethi është ngushtuar disi. Italia e Roberto Mancini ka 30 rezultate pozitive radhazi, por mbi të gjitha e kaloi grupin e saj në “Euro 2020” pa e diskutuar vendin e parë në renditje, me 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Tri ndeshje, tri fitore. Në raundin e 1/8 finale, ku është kualifikuar me pikë të plota, skuadra axurre shihet si favorite absolute, pas Francës së frikshme. Për ekspertët e “Stanleybet.it”, suksesi i Immobile me shokë kuotohet me 6.00 nga “bookmakers”-at.

Në krye të favoritëve për ta fituar këtë Evropian qëndron Franca, e cila kuotohet me 4.50, pavarësisht barazimit të fundit dhe të papritur kundër Hungarisë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm ndaj Portugalisë, diktuar nga performanca monumentale e Robin Gosens, Gjermania po i afrohet Italisë, në kuotën 6.50.

Hierarkitë fillojnë të marrin formë, ashtu si çiftimet e para të 1/8 finale. Belgjika i paraprin Anglisë në preferencat e “bookmakers”-ave, e kuotuar me 8.00, kundrejt 9.00 të ekipit kombëtar të drejtuar nga Southgate. Spanja dhe Portugalia kuotohen me 10.00, duke pasur parasysh kualifikimin ende aritmetik të tyre në fazën e “nokautit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN