MENU
klinika

Synimi është Wimbledon

Federer debuton me fitore në fushat me bar

15.06.2021 - 10:12

Pas 3 fitoreve dhe tërheqjes nga grand slam i Roland Garros, tenisti zviceran Roger Federer ka nisur përgatitjet për Wimbledon. Numri 8 në botë debutoi në fushat me bar në turneun e Halle në Gjermani.

Në raundin e parë, zvicerani fitoi 2-0, përkatësisht 7-6 dhe 7-5 në 96 minuta lojë ndaj bjellorusit Ilya Ivashka. Federer, që në gusht do të festojë 40-vjetorin, në përgjithësi luajti mirë, por pa shkëlqimin e dikurshëm.

“Ka ende vend për përmirësim, por jam i kënaqur për ndeshjen time të parë në fushat me bar”, – u shpreh Federer, fitues i 20 grand slam. Këtë vit ai synon triumfin nr.9 në Wimbledon, që nis pas 15 ditësh në Londër. Ky do të jetë stacioni i parafundit, para se të luajë në Olimpiadë.

Nëse Federer nuk arrin të shkojë në gjysmëfinale, me siguri ai do të tërhiqet para se të dalë jashtë top 10-es në renditjen botërore. Legjenda e gjallë e tenisti e ka deklaruar më herët se nëse garon në nivele të larta, do të tërhiqet përfundimisht. Tani mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë në Wimbledon, një nga turnetë e tij të preferuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN