MENU
klinika

Formula 1

Ferrari siguron “pole position” e dytë radhazi

05.06.2021 - 15:42

Ferrari është përmirësuar shumë, të paktën në pistat qytetase po bën mirë. Charles Leclerc siguroi “pole position” e dytë radhazi, sot të vlefshëm për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1.

Ai la pas Lewis Hamilton me Mercedes, me të cilin do të ndajë nesër vijën e parë të startit. Ndërsa i treti u rendit kryesuesi i renditjes botërore, holandezi Max Verstappen me Red Bull.

Provat e sotme u karakterizuan nga 4 flamuj të kuq, për shkak të aksidenteve që makinat patën në këtë pistë qytetase. Më i fundit u dha në sekondat e fundit të provave zyrtare, duke bërë që makinat të mos tentonin dot një xhiro të shpejtë.

Pak a shumë u përsërit e njëjta situatë si dy javë më parë në Monte Carlo, por këtë herë ishin Tsunoda e Sainz ata që u përplasën dhe detyruan organizatorët të valëvitnin flamurin e kuq dhe të ndalnin provat zyrtare. Sainz në fakt u detyrua të frenonte fort për të mos dëmtuar japonezin.