MENU
klinika

Partneri e surprizon në mënyrën më të bukur

Fjoralba Ponari feston ditëlindjen

25.06.2021 - 12:30

Fjoralba Ponari feston sot ditën e saj të lindjes. Moderatorja bën 27 vjeçe dhe dhuratën e parë e ka marrë nga i dashuri i saj, Françesko. Ai i ka dhuruar një libër, i cili duket se mban brenda historinë e tyre të dashurisë dhe momentet më të bukura.

Dhuratën ajo e ka marrë ne mesnatë dhe duket se e ka pëlqyer shumë.

“Historia jonë! Të dua, Franci”, shkruhet në kapakun e librit.

Fjoralba e emocionuar e ka ndarë menjëherë dhuratën me ndjekësit e saj në Instagram dhe ka treguar se të tilla dhurata janë shumë më të vlefshme për të.

“Dhurata e parë! Dhuratat sentimentale janë më të mirat”, shkruan Fjorlaba përkrah fotos së librit.

Ndërsa sot ajo ka zbuluar se ka marrë një tufë me lule nga stafi i emisionit “Më thuaj një dëshirë”. Fjroralba e ka ndarë po ashtu në Instagram këtë dhuratë dhe përkrah saj shkruan:

“Ja dhe stafi i MT1D”.

Fjoralba Ponari shfaqet shumë rrallë në rrjete sociale me të dashurin e saj. më herët ajo ka treguar se Francit nuk i pëlqen të jetë një qendër të vëmendjes, si natyrë introverte dhe për këtë arsye ajo nuk shfaqet shpesh me të në publik.

“Le të themi që s’ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”, ka treguar moderatorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dhuna nuk është kurrë zgjidhje”

Fjoralba Ponari reagon pas protestës për Klodian Rashën