MENU
klinika

U vra nga bashkëshorti

Flet me lot në sy nëna e Menturie Bicit: Më këputi shpirtin…

10.06.2021 - 14:01

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Librazhd, ku Qemal Bici vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Menturie Bicin, dhe më pas i dha fund jetës.

Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe nënë e viktimës, Hatixhe Rruplli, e cila tha se Qemali e ka dhunuar vazhdimisht vajzën e saj dhe se shumë herë rastet i kanë denoncuar edhe në polici.

“Më këputi shpirtin, pse të ma bëjë këtë gjë. Fëmijët i ka marshalla si yje, 100 mijë herë e kam denoncu. Ndaje po se deshe ndaje i thosha, po jo të ma vrasi. Nuk ke punë të vrasësh fëmijën tim se nuk ja ke dhënë ti jetën. Unë si nonë nuk e fal gjakun e hasmit, kurrë në botë, ai t’më vrasë fëmijët unë t’a fal? Jo nuk ndodh kurrë kjo gjë”, u shpreh e ëma e viktimës për “faxneës’.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë, ku Qemal Bici vrau bashkëshorten me sëpatë dhe më pas vrau veten.

Ndërsa ka qenë djali i familjes që i ka gjetur prindërit e pajetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"E kërcënoi me vrasje edhe në komisariat"

Vrasja e 53-vjeçares nga i shoqi, krim i paralajmëruar