MENU
klinika

Çfarë u diskutua në takim?

FMN vlerëson masat e AMF gjatë vitit pandemik

10.06.2021 - 13:28

Në datën 9 qershor 2021 u zhvillua një takim online mes Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete dhe Drejtueses së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, znj. Yan Sun.

Në takim u diskutua mbi ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrjen e Autoritetit, efektet e pandemisë përgjatë vitit të kaluar, si edhe treguesit kryesorë financiarë. Z. Mete theksoi se tregjet financiare jobankare përgjithësisht u rezistuan efekteve të pandemisë, ndërsa treguesit e muajve të parë të vitit 2021 sugjerojnë rikthimin në normalitet, duke shënuar rritje të të ardhurave dhe aseteve neto.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv e informoi Drejtuesen e misionit të FMN-së për Shqipërinë në lidhje me veprimtarinë e Autoritetit në drejtim të plotësimit të kuadrit ligjor e rregullator për tregjet nën mbikëqyrje. Z. Mete u shpreh se miratimi së fundmi nga Kuvendi i ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, si edhe ligjet e tjera të miratuara vitin e kaluar “Për tregjet e kapitalit” dhe “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” përafrojnë kuadrin ligjor me direktivat evropiane.

Drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar znj. Yan Sun vlerësoi rolin dhe masat rregullatore të ndërmarra nga Autoriteti përgjatë vitit pandemik, në funksion të garantimit të stabilitetit financiar dhe ruajtjes së treguesve financiarë të shoqërive të tregjeve nën mbikëqyrje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Grante e garanci sovrane për bizneset e vogla

Gati projektligji për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro!

Ndryshon ligji/ Mbështetja rritet me 50 %

Si do të financohen ndërmarrjet e vogla e të mesme?


Regjistrimi i pronave, Artan Lame: Ja kur mbyllet

Afat 45 ditë për kontrollin e të dhënave, pastaj certifikatat

Raporti i KLSH-së në Kuvend/ Zyrtarët janë nën hetim

Shehu: 2.2 miliardë lekë dëm në buxhetin e shtetit

Financial Times/ Lëvizjet ‘oportuniste’ çuan çmimet në nivelin më të lartë

Frenimet e gazit rus përkeqësojnë tregun evropian

Nga Project Syndicate/ Sfidat e Kinës

Muri i Madh i Ekonomisë Kineze