MENU
klinika

Pas pak ditësh mbush 70-vjeç

FOTO-LAJM/ Në 30-vjetorin e PS, Gramoz Ruçi dorëhiqet nga politika me lot në sy

12.06.2021 - 20:06

Në 30 vjetorin e themelimit të PS-së, në kongresin e jashtëzakonshem, Gramoz Ruçi njoftoi se ai do ta festojë ditëlindjen i zhveshur nga gjithë funksionet politike, madje edhe nga mandati i deputetit.

Vetëm pas disa ditësh, Gramoz Ruçi mbush 70 vjeç.

Nga muaji shtator kur dorëzon edhe detyrën e kryeparlamentarit, ai nuk do të jetë më në kuvend dhe as me funksione në PS.

Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratone ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot që kemi fituar këtë mandat të drejtë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falënderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Të falenderoj të gjithë”, tha Ruçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN