MENU
klinika

Mesfushori danez nga spitali

Fotoja më e bukur e Euro 2020, përshëndet Eriksen

15.06.2021 - 09:51

Të gjithë njerëzit anembanë botës që po ndjekin Euro 2020 u shokuan pas rënies përdhe të Christian Eriksen, me mesfushorin danez që pësoi arrest kardiak.

Ai ia hodhi, gjendja e tij është e mirë. Dhe për ta konfirmuar këtë, ka dashur që të bëjë një foto nga spitali ku ndodhet dhe të hidhet për publikun. Kjo në shenjë mirënjohje për të gjithë ata që janë lutur për të.

Kjo natyrisht nuk është fotoja e ditës, por e vitit, të paktën në botën e sportit. Tani mbetet për t’u parë nëse Eriksen do të dalë sot nga spitali, sic flitej. Ndërsa për të luajtur më futboll, duhet të presim…

“Përshëndetje të gjithëve! Faleminderit të madh për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time.

Jam mirë – në këto rrethana. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë. Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luaj për të gjithë Danimarkën”, – shkruan Eriksen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


UEFA: Nuk kërcënuam Danimarkën

Christian Eriksen lë nesër spitalin

Prapaskena sipas Peter Schmeichel

“Danimarka, 3 mundësi pas atakut të Eriksen”


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon