MENU
klinika

"Do të ketë fatin e Millosheviçit"

Frrok Çupi: Berisha është diktatori i fundit në Ballkan

08.06.2021 - 11:52

Gazetari Frrok Çupi, i pyeur në TopNews për shkarkimin e Metës, u shpreh se procesi i shkarkimit e ka dëmtuar figurën e tij.

“Unë i besoj ligjit dhe shtetit edhe kur thuhet që është I dobët. Besoj te dashuria që gjykata ka për kombin e vet, atmosfera politiko-sociale, pa marrë frymë gjykata duhet ta votojë shkarkimin e presidentit”, tha Cupi.

Çupi shtoi më tej duke thënë se Berisha është diktatori i fundit në Ballkan dhe që do të ketë fatin e Millosheviçit. Ambasadorja e Amerikës ka vendin kryesor në Shqipëri, nisur dhe nga ngjarjet e fundit si Berisha etj.

“Kurrë një jetë nuk ka ndodhur që përfaqësuesit e parlamentit të kenë dorëzuar mandatet e parlamentit. Europa u tremb dhe e mbajti sekret që të mos kishte precedent të tjerë pasi demokracia perëndimore do të ishte e rrezikshme. Presidenti është udhëzuar nga agjensitë e huaja të bëjë dëme. Mos harrojmë një sërë dëmesh që Meta ai ka bërë parlamentit, Meta ka mbajtur qëndrim pro lindor dhe ka goditur Amerikën edhe nesër shkarkimi i Metës është shumë vonë.

SHBA nuk ka dalë me një torbë për të shpërndarë non-grata, Meta pas shkarkimit do veproj drejtësia me të. Sistemi i drejtësisë nuk të lë dhe prokuroria do ta merret me të, pas udhëzimeve të perëndimit. Kjo që ndodh tani duhet të kishte ndodhur në vitin 1996 dhe kjo nuk ndodhi pasi ne nuk kishim drejtësi. Më në fund ka njëherë të parë dhe kjo herë e parë është tani.

E shikoni sa vrasje ka pasi njeriu këtu duke i ngjarë politikës e kam mendjen tek akti ekstrem. Ne po lëmë pas periudhën arkaike të dhunës. Meta ka dy qasje atë formale qe do të thotë s edo zbatoj kushtetutën dhe një qasje tjetër ku përfaqësohet nga mazhoranca. Ambasadorja e Amerikës ka vendin kryesor në Shqipëri, nisur dhe nga ngjarjet e fundit si Berisha etj.

Zonja Kim ka marrë mallkime të mëdha, ajo është ambasadorja më e luftuar pasi po mban gjithë thesin e të gjithë ambasadorëve. Sekretari i shtetit nuk e ka lejuar të nxjerr dosjet aty, por e ftoi atë në DASH ti shikoj aty siç e thotë ligji. Berisha njeriu i dyshuar si minues i demokracisë dhe ka përkrah Millosheviç, I akuzuar për disa vdekje Olldashin, Azem Hajdarin, Kosta Trebickën. Berisha është diktatori i fundit në Ballkan dhe do të ketë fatin e Millosheviçit,” u shpreh Çupi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN