MENU
klinika

“Nuk i ka sjellë asnjë të mirë vendit dhe është rrezik për paqen“

Frrok Çupi: Berisha ‘tirani’ i fundit në Ballkan pas Millosheviçit

17.06.2021 - 07:39

Analisti Frrok Çupi e ka konsideruar Sali Berishën ‘tiranin’ e fundit të Ballkanit duke e krahasuar me figura si Millosheviç e Izetbekoviçin.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Çupi tha se Berisha nuk i ka sjellë asnjë të mirë vendit dhe se është një kërcënim për paqen në Ballkan.

Çupi shtoi se pikërisht për këtë arsye Amerika e ka në vëmendje Ballkanin Perëndimor dhe e ka shpallur non-grata Berishën.

Frrok Çupi: Ky është një gadishull plot probleme, është ndryshe ky gadishull dhe ndryshe Venezuela. Ndryshe krijohet tirani këtu dhe ndryshe në Venezuelë. Këtu tirani ndërtohet në bazë të pasurisë dhe tribusë. Këtu dominon një shoqëri fisnore dhe këtu dominon pasurimi shumë i madh lidërve. Një individ të pasurohet dhe jo më një lider, në teorinë e shteti përbën rrezik për paqen e kombit. Qeveritë në këtë shekull përgatien të përballojnë individët e pasuruar. Teknologjia e bën individin e pasuruar të rrezikshëm. Ky është problemi në Ballkan. Aq më shumë, që ne kemi tani të paktën Berishën si një lider dhe ndoshta edhe Presidenti Republikës tani, njerëz të pasuruar pafund, të cilët bazohen mbi një shoqëri tribale. Sidomos PD me Berishën në krye, edhe partia vetë është fisnore. E gjitha kjo krijon shancet që paqja në Shqipëri dhe Ballkan të rrezikohet nga kjo kategori. Prandaj është e vëmendshme Amerika në këtë rajon. Ishte para Berishës me Millosheviçin, ishte para Berishës me Izetbekoviçin, ai ishte i mençur se iku nga kjo botë pa ndonjë traumë, po mbante në kurriz krime shumë të mëdha, ishte mbi Franjo Tudjman. Këta janë tiranët e Ballkanit që dolën pas viteve 90′. Berisha? Unë besoj se po. Ai është i fundit i tiranëve në Ballkan që prodhoi post-komunizmi”, u shpreh Çupi.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore