MENU
klinika

Tokyo 2020

Ftesë edhe për një sportist shqiptar në Olimpiadë

24.06.2021 - 19:41

Kur mbetet edhe 1 muaj nga fillimi i Lojërave Olimpike që do të zhvillohen në Tokyo të Japonisë (23 korrik-8 gusht), shkon në 9 numri i sportistëve shqiptarë që do të marrin pjesë.

Në disiplinën e xhudos, Shqipëria do të përfaqësohet nga sportisti Indrit Çullhaj, i cili në karrierën e tij ka fituar plot 78 medalje në këtë sport. Lajmin e konfirmoi Komiteti Olimpik Shqiptar, teksa Çullhaj ka marrë ftesën.

Çullhaj ka arritur të dalë 3 herë kampion Ballkani në garat e zhvilluara në rajon. Xhudisti shqiptar do të garojë në kategorinë 66 kg dhe pritshmëritë janë të mëdha për një vend mes më të mirëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN