MENU
klinika

kur pritet të dalë rezultati?

Gara për kreun e PD/ Jemin Gjana: Deri tani kanë votuar 44% e anëtarëve

13.06.2021 - 17:20

Kur kanë mbetur edhe dy orë nga përfundimi i votimit për kreun e PD, Kreu i Komisiont të Zgjedhjeve, Jemin Gjana tha se deri tani kanë votuar 44% ose 33047 anëtarë.

Ai thekson se nuk ka pasur probleme gjatë procesit të votimit duke garantuarse në orët e fundit s’ka pasur as lëvizje të përfaqësuesve të kandidatëve.

‘’Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%.

Nuk kemi problem të tjera në vazhdim, në 3-4 orët e fundit s’ka pasur lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. Dua t’ju bëj me dije dy verifikime që bëmë. Në Kombinat u paraqit, një me FB na del një emër i njohur nga mediat investigative që ka shkuar të votojë me pajisje, është larguar. Shpresoj mos shkojë në vend tjetër.

Një nga përfaqësuesit e kandidatëve, u informuam se 3 votues në Sarandë kanë votuar dhe në Vlorë e Gjirokastër, nuk rezulton, votuan vetëm në Sarandë. Tani po i përgjigjem përfaqësuesit” tha Gjana.

Sipas Gjanës, rezultati pritet të dalë nesër paradite.

“Besoj se një të dhënë mund të marrim diku te tre apo 4 orë pasi të jenë mbyllur qendra te votimit. Por nuk do të jetë rezultati përfundimtar. Në do të presim të gjitha degët.

Degët që janë shumë larg, do ti presim që ti sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që ti shoqërojë kryetari i Komisionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh"

Bujar Nishani: Basha po bën maskaradë zgjedhore