MENU
klinika

Euro 2020

Gjermania humb titullarin për ndeshjen e radhës

21.06.2021 - 14:52

Lajme të këqija për përfaqësueses gjermane për ndeshjet në vijim. Trajneri Joachim Loë humb Thomas Muller. Sipas asaj që raporton prestigjiozja gjermane “SportBild”, Muller nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e fundit të grupeve ndaj Hungarisë.

31-vjeçari ka patur probleme fizike dhe rrezikon gjithashtu dhe ndeshjen e fazës së 1/8-ave. Ende nuk është e qartë motivi i kësaj lodhje fizike, por Loë rrezikon të mos ketë të gatshëm një nga lojtarët kryesor të pancerave.

Gjermania renditet e dyta në Grupin F, por me një fitore të mundshme ndaj Hungarisë mund të merrte vendin e parë, nëse Franca nuk fiton ndaj Portugalisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN