MENU
klinika

Testi i fundit

Gjermania “pa pikë mëshire” në ndeshjen miqësore

07.06.2021 - 22:45

Kombëtarja e Gjermanisë nuk ka treguar aspak mëshirë në ndeshjen ndaj Letonisë, duke fituar 7-1. Një test i mirë për “pancerat”, kur autorët e golave ishin të 7 të ndryshëm. Gjermania duket gati për Eurupianin.

Gjermania u argëtua që në pjesën e parë ndaj Letonisë. Pas golit që zhbllokoi miqësoren me yllin e Atalanta-s, Gosens, ka dyfishuar rezultatin me kampionin e Anglisë, Gundogan.

Muller shënoi golin e tretë dhe gjermanët e kthyen në festë këtë ndeshje, sepse më pas Gnabry dhe Havertz (fituesi i Champions League dhe shënuesi i finales së madhe ndaj Cityt) mbyllën 5-0 pjesën e parë. Goli i Havertz nuk iu akordua, u quajt autogol.

Në pjesën e dytë edhe dy gola të tjerë për vendasit, Werner shënon për 6-0, ndërsa Sane realizon të shtatin në 76’. Një minutë para Letonia shënoi golin e nderit. Në minutat e mbetura Gjermania uli ritmin, kjo logjike, pasi pas një jave do të luajë ndeshjen e parë në Europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN