MENU
klinika

Artisti mes turmës...

Gjon Mili, kur nderohej në Francë

27.06.2021 - 14:18

      Nga Aurenc Bebja, Francë – 27 Qershor 2021

“American Photographer” ka botuar, në dhjetor të 1981, një shkrim special për fotografin e njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili.

Raport nga Provensa (Francë)

Arles, Francë – Në 1952, Gjon Mili udhëtoi në çdo cep të Provensës, për të bërë një ese për revistën “Life”; këtë vit, ai u kthye si i ftuar nderi në “Takimin e dymbëdhjetë ndërkombëtar të fotografisë”, ku fotografët mblidhen gjatë gjithë verës për ekspozita, prezantime dhe seminare studentore.

Për Milin, ishte një përvojë plot emocion dhe shumë nga miqtë e tij (përfshirë Henri Cartier-Bresson, i cili, rrallë merr pjesë në evenimente të tilla), bënë një përpjekje të veçantë për të qenë me të.

Puna e Milit u prezantua një mbrëmje, në pjesën e jashtme të teatrit antik romak.

Në shfaqjen e imazheve të tij në atë ekran gjigant dhe veçanërisht, ai i maces së tij Blackie, fytyra e Milit rrezatoi.

Në përfundim të prezantimit, ai u gjet përballë një turme të madhe dhe me hezitim, qëndroi për të pritur duartrokitjet e audiencës. Pyetjes nëse ndihej shkëlqyeshëm, Mili iu përgjigj në mënyrë shumë të matur: “Jo, por ndihem më mirë.” — A.W.

Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN