MENU
klinika

"Jeta në fotografi"

Gjon Mili në konferencën e bujshme

30.06.2021 - 15:00

       Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Qershor 2021

“Wellesley News” ka botuar, më 18 prill 1975, në faqen n°5, një shkrim special në lidhje me konferencën e Gjon Milit në MIT (Massachusetts Institute of Technology).


Burimi: Wellesley News, 18 prill 1975, f.5

Gjon Mili, oratori i tretë në serinë “Fotografia në Shkencat Humane”, tha në prezantimin e tij se ai po përpiqej të argëtonte, jo të jepte mësim. Në fakt, prezantimi i Milit ishte edukativ dhe argëtues.

Mili, i lindur në Shqipëri dhe i rritur në Rumani, erdhi në USA në moshën 18-vjeçare.

Ai u diplomua në M.I.T. në vitin 1927 me një B.S. në inxhinieri elektrike. Më pas, shkoi për të punuar për “Westinghouse” në departamentin e llambave dhe ndriçimit, gjë që e vuri atë në kontakt me fotografët.

Mili filloi të fotografonte seriozisht, në vitin 1931, duke përdorur dritën artificiale në formën e një blici elektrik. Ai ishte gjithashtu, i pari që sinkronizoi fotoflashin me qepenin, duke e mundësuar atë të fotografonte shprehje spontane. Në 1938, Mili filloi të shkruante histori për revistën “Life” tashmë e shuar, por kurrë nuk ishte pjesë e stafit të revistës.

Mili ka dhënë mësim në Yale dhe M.I.T… ndërs tani jep mësim në Hunter.

Mili tregoi afërsisht 100 diapozitivë të fotografive të tij dhe tre filma të shkurtër. Prezantimi i tij mund të ndahet në gjashtë pjesë. Së pari, ai tregoi një numër fotografish të hershme, më pas fotografi baleti, pastaj fotografi të interpretuesve, shfaqjeve dhe regjisorëve, pasuar nga fotografi që kishin të bënin me muzikë, që u pasuan nga fotografi që kishin të bënin me artin dhe në fund, Mili tregoi tre filmat e tij të shkurtër.

Çdo sekuencë e fotografive përfshinte fotografi të njerëzve të njohur në secilën fushë, duke përfshirë: Sophia Loren, Arthur Rubenstein, Pablo Casals, Duke Ellington dhe Pablo Picasso.

Mbi profesionalizmin, Mili deklaroi: “Ishte një jetë e mirë, nëse mendoj për njerëzit që kam takuar, ngjarjet që kam qenë dëshmitar, idetë që vazhdoj të kem ende dhe më në fund, imazhet që kanë fituar një realitet të qëndrueshëm.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një amanet që ka hyrë në historinë shqiptare

“Amaneti i Mitrush Kutelit” – Letra, drejtuar së shoqes…


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit