MENU
klinika

Bëhet fjalë për 82 440 285 lekë të reja

Gjykata e Posaçme konfiskon pasuritë e Moisi Habilajt

18.06.2021 - 12:30

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij.

“Panorama” publikon listën e pasurive të paluajtshme në zotërim të Mosi Habilajt, Florian Habilajt dhe familjarëve të tyre, që Prokuroria e Posaçme, SPAK, në përfundim të procesit gjyqësor pasuror bazuar në ligjin antimafia ka kërkuar që të konfiskohen.

Sipas SPAK, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë.

Kujtojmë që një muaj më parë Gjykata e Posaçme, GJKKO e ka dënuar me 37 vite burg Moisi Habilajn dhe tre anëtarët e bandës së tij.

Pas hetimeve, SPAK kishte kërkuar 63 vite burg në total për katër anëtarët e grupit Habilaj, por dënimi i tyre u ul në 37 vjet pasi pranuan gjykim të shkurtuar.

Konkretisht, GJKKO-ja ka dënuar me 10 vite burg Moisi Habiljan ndërsa me nga 9 vite janë dënuar Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Mbi grupin që drejtonte Habilaj, rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë