MENU
klinika

NBA, play-off

Gjysmëfinalisti i fundit do përcaktohet nga dueli i shtatë

05.06.2021 - 10:42

Emri i skuadrës së katërt gjysmëfinaliste në Konferencën e Perëndimit në NBA do të dalë nga ndeshja e shtatë mes Los Angeles Clippers dhe Dallas Mavericks. Sfida e gjashtë luajtur sot u fitua nga Clippers 104-97, duke barazuar 3-3 serinë e çerekfinaleve.

Interesant fakti se gjithnjë skuadrat kanë fituar në fushat kundërshtare e asnjëherë në “shtëpinë” e tyre, duke u bërë kështu dueli i vetëm që barazohet 3-3 në cerekfinale.

Sfida e sotme ishte mjaft e fortë, me rivalitet dhe emocione, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitore. Për Clippers u dallua Leonard me 45 pikë, një përbindësh në fushë, mbështetur edhe nga Jackson me 25 pikë e George me 20 pikë e 13 rebound. Për Dallas, Doncic realizoi 29 pikë e 11 asist, Hardaëay 23 pikë, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale Play off

Philadelphia – Atlanta

Brooklyn – Milëaukee

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale Play off

Utah Jazz – Clippers/Dallas

Phoenix – Denver

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN