Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në një pikë karburanti në Fllakë të Durrësit.
Korrespondenti i “Panorama” raporton se dy persona kanë grabitur punëtorin e një karburanti nën kërcënimin e armëve.
Në dëshminë e tij për Policinë punëtori ka thënë se grabitësit i kanë drejtuar armën duke i marrë paratë. Nuk dihet ende shuma e grabitur.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.