MENU
klinika

Lajm i mirë!

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë në 28 qershor

18.06.2021 - 13:20

Greqia ka vendosur më në fund të hapë kufijtë me Shqipërinë.

Sipas qarkores që pritet të shpërndahet brenda ditës në të gjithë pikat kufitare të vendit,që prej datë 19 qershor,në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllimi familjare dhe turistike.

Do të duhet të kenë me vete formën plf si dhe do të njihet rapid test,pra nuk do të jetë i nevojshëm të kryhet testi pcr.

Në pikat kufitare do të kryhen prej autoriteteve teste të rastësishëm.

Deri në datën 28 mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në kakavijë, 250 në Qaf Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.