MENU
klinika

Në garë me kohën për hapjen e sezonit turistik

Greqia kap shifrën e 6 milion vaksinave

05.06.2021 - 11:32

Greqia ka shënuar rekord në numrin e të vaksinuarve kundër Covid-19 , me më shumë se 6 milion persona që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, tha në një deklaratë sekretari i përgjithshëm  i Shëndetësisë Marios Themistokleous.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi  faktin se vendi mund të rrisë kapacitetin e fushatës së vaksinimit në çdo kohë, nëse do të kenë më shumë vaksina. Duke folur për vaksinimet në ishuj, ai tha se “ishujt janë një avantazh strategjik për vendin dhe kjo ishte arsyeja pse qeveria filloi vaksinimin e plotë të ishujve për arsye biznesi apo edhe për arsye strategjike.

Në 69 ishuj me më pak se 10.000 banorë, qeveria synon vaksinimin e  popullsisë të paktën deri në 80%.

“Në 19 ishujt më të mëdhenj, përveç Kretës, situata është përmirësuar  dukshëm për shkak të fushatës së vaksinimit, tha Marios Themistokleous,

Greqia gjithashtu planifikon vaksinimin e grupmoshave nga 25-29 dhe 18-24. Vaksinimi i grupmoshave nga 25 në 29 pritet të fillojë javën e ardhshme, pas marrjes të dërgesave nga Johnson%Johnson dhe Pfizer.