MENU
klinika

Histori "praktike"

I braktis të gjithë dhe zgjedh të jetojë me qenin!

04.06.2021 - 14:17

         Një 26-vjeçare la punën dhe përfundoi një lidhje dashuri, që zgjaste prej 5 vitesh, për të jetuar në një kamper me qenin e saj. Linnea Schmelzer, nga Wisconsin, aktualisht jeton në shkretëtirën e largët të Idaho me qenin, që e ka quajtur Akela.

Para se jeta e saj të merrte një kthesë krejt ndryshe, Linnea kishte një punë të mirë, si dhe një lidhje dashurie, por vendosi të ndryshonte gjithçka pasi ndiente dëshirë shumë të madhe për të udhëtuar.

Në maj të vitit të kaluar, ajo bleu kamperin për 20 mijë dollarë, ndërsa shpenzoi edhe 7,500 të tjera për rregullime dhe sërish, aty nuk ka ujë, madje as tualet.

Sa i përket lidhjes së dashurisë, Linnea thotë që mendonte se, do të ishte përgjithmonë me të dashurin e saj, por ata vendosën të ndahen pas vendimit të përbashkët dhe tashmë kanë mbetur miq.

“Unë e kam shijuar jetën, kam qenë shumë aktive. Megjithatë, në një moment kisha nevojë për të bërë diçka ndryshe, kisha nevojë për udhëtime. Kështu, vendosa të marr Togon (kamperin)”, tregon 26-vjeçarja.

Linnea e ka bërë të gjithë punën vetë në kamperin e saj, megjithatë ende nuk ka vendosur një dush, pasi shprehet se dëshiron ta mbajë sa më të thjeshtë. Për këtë arsye, ajo përdor tualetet publike, ndërsa kur është në shkretëtirë e vetme, nuk e ka shumë të vështirë…