MENU
klinika

Shpërthim në Vlorë

I vihet tritoli një objekti në ndërtim, policia jep detaje

10.06.2021 - 12:57

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Vlorë.

Policia njofton se ka shpërthyer një objekt në ndërtim, në tëcilin ishin ndërprerë punimet prej vitesh, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.