MENU
klinika

Nuk pritej!

Ilva Tare largohet nga televizioni

15.06.2021 - 10:29

Ilva Tare ka marrë vendimin të shkëputet nga ekrani pas 25 vitesh karrierë. Lajmin e ka dhënë vetë gazetarja e njohur përmes një deklarate zyrtare në ekranin e “Euronews Albania”. Në nisje të saj. Ilva shprehet e lumtur që gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur pranë aleatin më të madh, publikun, që e ka shtyrë të vazhdojë përpara në çdo moment.

“Ju keni qenë aleati im në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. Veçanërisht, vajza të reja që sot janë nëna që kanë dashur të japin lajme dhe të kishin zërin dhe forcën time në publik. Edhe nëna e baballarë që projektonin tek unë dëshirën për të qenë përcjellësja e zërit të tyre. I falënderoj për çdo inkurajim që më ka motivuar përballë pengesave dhe nuk kanë qenë të pakta. E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore.”

Ajo tregon se ka vendosur t’i dedikojë më shumë kohë bashkëshortit, Eduardit dhe dy fëmijëve të tyre, Thomas dhe Melody. Ilva thotë se ka ardhur koha të nisë një kapitull të ri, në një stacion tjetër dhe sipas zërave thuhet se ajo do të zhvendoset për të jetuar në SHBA.

“Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime. Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju, ashtu siç ju më keni bekuar me urimet tuaja ne këto vite sfiduese, por edhe përmbushëse. Më e mira është përpara nesh.”

Megjithatë Ilva nuk e mohon faktin se një ditë mund të rikthehet sërish në ekran, teksa emisionit të saj “Ilva Now” i jep lamtumirën e fundit.

“Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. [Emisioni] ‘Ilva Noë’ dhe ky kapitull suksesi me Euroneës Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë. Faleminderit me zemër!”