MENU
klinika

Euro 2020, Grupi A

Italia fantastike, e mbyll pjesën e parë në avantazh

16.06.2021 - 21:47

Ndeshja Itali-Zvicër arrti kulmin në minutën e 19-të. Chiellini ka shënuar pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë. Festa e Axurrëve është prishur një minutë më pas, për shkak se goli është anuluar nga VAR për një prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësit të Juventus-it.

Chiellini ka qenë i detyruar të lërë fushën në minutën e 24-t për shkak dëmtimi. Por festa ka shpërthyer në “Olimpico” në minutën e 26-të pas golit të shënuar nga Locatelli.

Një pjesë e parë me shumë ritëm, sidomos nga italianët, të cilët nëse e ruajnë këtë avantazh, bëhen skuadra e parë që kalojnë në fazën tjetër të Europianit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN