MENU
klinika

Miqësorja

Italia tregon forcën, është gati për Europianin

04.06.2021 - 22:39

Italia e Roberto Mancinit duket gati për Europianin dhe sonte tregoi edhe njëherë forcën ndaj Cekisë. Axurrët fituan 4-0 në sfidën miqësore të luajtur në Bologna, duke shënuar nga dy herë për secilën pjesë loje.

Në fillim shënoi Immobile brenda zone, pastaj ishte radha e saposhpallurit kampion Italie, Barella, që edhe me pak fat, gjeti golin e dytë. Pjesa e parë përfundoi 2-0.

Në pjesën e dytë, Insigne shënoi golin e tretë në minutën e 66-të. Pa kaluar 7 minuta, Berardi fiksoi shifrat në 4-0, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund. Italia bind plotësisht. Përvecse shënon shumë gola, nuk pëson, të dhëna që e bëjnë skuadrën e Mancinit një nga pretendentët e Euro 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN