MENU
klinika

Doni më për Bennifer-in?

J.Lo dhe Ben fotografohen në momente intime në publik

15.06.2021 - 10:27

Ajo që prisnim të gjithë, më në fund ndodhi! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fotografuar për herë të parë duke shkëmbyer puthje romantike në buzë me nëjri-tjetrin. Kjo është hera e parë që nga përhapja e thashethemeve për rikthim që ata të dy “kapen mat” në publik në momente intime. Në fakt duket se dyshja kanë vendosur të mos e fshehin më dashurinë e tyre, ndaj kanë vendosur të dalin hapur kudo bashkë.

Videot dhe fotot në fjalë janë kapur ditën e dielë gjatë një darke që ata kanë shijuar bashkë në Malibu. Thuhet se ata kanë qenë  të shoqëruar nga familja e Jennifer, që ka festuar së fundmi 50-vjetorin e lindjes së motrës të artistes. Madje në një moment në video shfaqen edhe fëmijët e Jennifer që shihen pranë saj dhe Ben Affleck duke parë diçka në celular.

Marrëdhënia mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket shumë serioze, aq sa artistja ka vendosur të zhvendoset pranë partnerit të saj të ri. Një burim ka treguar ekskluzivisht për “E! Neës” se Jennifer  është gati të largohet nga Miami dhe të lërë shtëpinë e saj luksoze, ku shijoi një fundjavë të këndshme me Affleck. Thuhet se Jennifer është zhvendosur në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me binjakët e saj 13-vjeçarë, Emme dhe Maximilian.

Edhe pse është e paqartë se kur do të lëvizë në Bregun Perëndimor, personat e saj të afërt kanë thënë se ajo po planifikon që të bëj Kaliforninë shtëpinë e saj të re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si e pritën fëmijët lidhjen e re të saj?

J.LO e lumtur me Ben Affleck