MENU
klinika

Zgjedhjet për kreun e PD

Ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve në Lezhë

14.06.2021 - 09:36

Teksa sot priten rezultatet përfundimtare, ku deri tani kreu aktual i PD prin me rreth 81% të votave, Partia Demokratike Lezhë e ka mbyllur procesin e numërimit.

Surpriza nuk ka pasur as në Lezhë, ku Lulzim Basha ka marrë 900 vota, pas tij vjen Shehaj dhe më pas Kadilli dhe Harxhi që është më pak e votuara me 16 vota.

Pas numërimit rezultoi:
1- Lulzim BASHA- 900 vota
2- Agron SHEHAJ- 159 vota
3- Fatbardh KADILLI- 21 vota
4- Edith HARXH- 16 vota
Morën pjesë 1102 votues, 6 vota rezultuan të pa vlefshme.