MENU
klinika

"BeauxArts"

Java politikës, e diela pikturës!

22.06.2021 - 15:19

      Ç’kanë të përbashkët Mbretëresha Viktoria, Duajt Eizenhaueri, Vladimir Putini dhe Xhorxh W. Bushi? Apriori asgjë, veçse të gjithë kanë kultivuar, në kohën e lirë, prirjen e tyre artistike!/Konica.al

Disa marrin pozicionin e komanduesit. Të tjerët, kohën e lirë nga angazhimet si ministër, anëtar i Parlamentit apo President, e kalojnë duke u futur nën lëkurën e artistit. Në vitin 1847, një gazetar u dërgua në gjykatë, pasi kishte publikuar disa skica të nënshkruara nga Mbretëresha Viktoria. Francisko Franko mbyllej në studion e tij për të pikturuar./Konica.al/ Në familjen e diktatorëve, Adolf Hitleri, i dështuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë, ruan reputacionin e një piktori të dështuar… Sa për Uinston Çërçillin, këmbaleci e shëroi nga depresioni. Në Shtetet e Bashkuara, pasioni i tij ndikoi te Xhimi Karter dhe Dajt Eizenhauer. Edhe në ditët e sotme, shumë politikanë që përdorin penelin e kanë si pikë reference.

1. Vendarratisja e Xhorxh W. Bushit (George W. Bush)
“Të pikturuarit nuk më lejon të vegjetoj gjithë ditën mbi divan”. Sapo shkëputje nga Shtëpia e Bardhë, Xhorxh W. Bushi gjente strehë tek ngjyrat. Pasioni i tij duhej të mbahej i fshehtë, deri ditën kur u hakerua adresa e emailit të së motrës nga njëfarë Marsel Lazar. Që atëherë, hobin e presidentit të 43-të të Shteteve të Bashkuara e mësoi gjithë bota. /Konica.al/Para dy vjetësh, në ekspozitën e fundit organizuar në Qendrën Kennedy në Uashington u prezantuan 66 portrete të veteranëve. S’kishte asnjë lidhje me të parën, në 2014, e cila paraqiti një Toni Bler me pamje të butë, si dhe një Angela Merkel me fytyrë rrezatuese. Nga të gjithë modelet e tij, spikaste ai i Vladimir Putinit.

2. Lidhur me Vladimir Putinin…
Krijimet e tij shpalosin po aq historinë, sesa karikaturën që ka marrë si subjekt (Napolon, një bimbo, ose në Vajza me vathë perle). Në vitin 2009, u ftuan 26 njerëz të famshëm për të ilustruar alfabetin, frymëzuar nga një novelë e Nikolas Gogolit. Vladimir Putini, të cilit i kishte rënë shkronja “U”, ofroi pamjen e një dritareje të zbukuruar me dy perde me tradita kombëtare ukrainase. Tabloja u quajt “Uzor”, që do të thotë qëndisje në rusisht. Ky detaj u interpretua si një këputje me Ukrainën, që asokohe Rusia i kishte ndaluar furnizimin me gaz. Ish-kryeministri, tani president, më pas u akuzua për përvetësimin e punës së tjetrit. E vërtetë apo jo? Kjo mbeti mister. Gjithsesi, tabloja në fjalë doli në ankand në Shën Petërburg për 860,000 euro, në favor të një kishe dhe dy spitaleve.

3. Princi Çarls është i popullarizuar
Si stër-stër-stër-gjyshja, ashtu edhe stër-stër-stër-nipi. Njëlloj si Mbretëresha Viktoria, Princi Çarls ka dorë për pikturë. Prej vitit 1992, litografitë e akuareleve të tij thuhet se i kanë sjellë më shumë se 2.6 milionë euro fondacionit bamirës. Këtij rekordi i shtohen 5 milionë euro të mbledhura nga galeri të ndryshme, meqenëse çmimi i tablove të tij ndryshon, për njësi, midis 3,000 dhe 19,000 euro. Larg trashëgimisë së fronit mbretëror, në rangun e Damien Hirstit ose David Hokneit, këto vlerësime vërtetojnë se ka njëfarë talenti. “Piktura është e ngjashme me meditimin, sepse na zhyt në një tjetër botë”, – shprehet ai. Edhe djemtë e tij duket se ndajnë të njëjtin pasion: Uilliami studioi histori arti në kolegj, kurse Heri, i cili pretendon se i urren selfiet, njihet për famën e fotografive.

4. Paleta e bollshme e Fatoumata Fathy Sidibe
Kësaj i thonë ta kesh harkun me shumë tela. Piktorja dhe shkrimtarja, e diplomuar për gazetari, Fatoumata Fathy Sidibe sapo ka lënë postin në Parlamentin e Brukselit. Libri i fundit: “Zëri i një rebeleje” (2020), tregon se nuk ka hequr dorë nga lufta kundër diskriminimit. “Një mbrëmje kapa një fletë dhe pastelet. Dora vizatoi forma kuturu pa e ditur se ku do ta çonte aventura krijuese. Rezultati? Një maskë e bukur dhe e çuditshme”, – shprehet ajo. Zgjedhja e këtij motivi, e kultivuar në të gjitha tablotë, nuk është për t’u habitur, kur njihet karriera e saj e pasur, e ndarë midis Bamakos, Gjermani dhe Belgjikës ku u vendos në 1980. E cilësuar si “grua shumëplanëshe”, ajo praktikon një art të larmishëm: “përdor atë që i vë rastësia në dorë: thikë, krehër, shami, pëlhurë, gisht, furçë, dru. Piktura e saj është liri”./Konica.al

 

5. Edi Rama, një thirrje pa pendim
Emri: Edi Rama. Kombësia: shqiptar. Profesioni: piktor. Jo, Kryeministër. Jo, të dyja. Mjafton të futesh në zyrën e tij për ta kuptuar… Muret janë të mbuluara me skica, vlera e të cilave qëndron mbi të gjitha në kontekstin e krijimit të tyre. Djali i një skulptori dhe ish-profesori në Akademinë e Arteve në Tiranë, Edi Rama vizatimin e bëri zakon në takime, në dokumente që përcaktojnë të ardhmen e vendit (sondazhe, marrëveshje, raporte…). Ekspozuar në Nju Jork, Paris, Frankfurt, San Paolo, madje edhe në Izrael, këto vepra origjinale dëshmojnë se arti dhe politika nganjëherë shkojnë krah për krah.

Dhe Rama sqaron: “Nëse politika mund, sepse ajo është e dëmshme, të gjenerojë një art të fuqishëm; krejt e kundërta, arti nuk mund ta pastrojë politikën”./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryevepra e piktorit në muzeun 'Van Gogh'

“Luledielli” në gjendje kritike…

Qëndrimi armiqësor i Enver Hoxhës

“Çabej nuk bëri krime, si Koliqi!..”