MENU
klinika

Tenis

Ka surpriza në çerekfinale të Roland Garros

07.06.2021 - 09:41

Surpriza në ndeshjet e raundit të katërt të grand slam të Roland Garros. Ish-numri 1 në botë, tenistja amerikane Serena Williams është eliminuar pas humbjes 2-0 (6-3 e 7-5) ndaj ruses Elena Rybakina.

Lamtumirë i ka thënë turneut edhe bjellorusja Victoria Azarenka, që u mund 2-1 nga rusja tjetër Anastasia Pavlychenkova. Përveç dy ruseve, në çerekfinale shkojnë edhe sllovenia Tamara Zidansek e spanjollja Paula Badosa.

Te meshkujt, të gjithë pretendentët avancojnë më tej. Greku Stefanos Tsitsipas fitoi 3-0 (6-3, 6-2, 7-5) ndaj spanjolli Pablo Carreno Busta. Fitojnë edhe gjermani Alexander Zverev (3-0 ndaj Kei Nishikori), rusi Daniil Medvedev (3-0 ndaj Cristian Darin) e spanjolli Alejandro Fokina (3-1 ndaj Federico Dalbonis).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN