MENU
klinika

Ankesat ndaj tij iu transferuan ILD

Kalon ventingun drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit

30.06.2021 - 10:29

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Ndërkohë, Komisioni ka vendosur të transferojë për inspektim në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë një çështje ndaj shtetasve D.P. Dhe L.D., të pushuar në vitin 2015 nga Prokuroria e Elbasanit.

Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për prokurorin, Kreshnik Ajazi kryesohej nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Gjatë seancës dëgjimore të premten më 25 qershor, nuk u evidentuan probleme domethënëse për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërkohë që prokurori Ajazi u pyet dhe dha shpjegime për disa çështje të hetuara prej tij.

Gjithashtu, në seancë u relatua se nga verifikimi i ankesave ndaj prokurorit Ajazi, është evidentuar një çështje e vitit 2012 lidhur me një hetim të nisur ndaj tij për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Relatorja Bekteshi sqaroi se në atë periudhë, Ajazi është pezulluar nga detyra, por pas pushimit të çështjes nga Prokuroria e Fierit, Ajazi ishte kthyer në detyrë.

Kreshnik Ajazi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Vlorës.

Më vonë ai u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2019 u komandua si drejtues në Elbasan. Më 26 mars 2021, Ajazi u caktua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit me një mandat 3 vjeçar./BIRN

Si shndërrohet në skemë korrupsioni vendngjarja

Aksidentet rrugore/ 10 mijë viktima në 3 dekadat e fundit

Njëri dyshohet se mori 10 mln lekë nga kriminele

Dy ish-zyrtarë të policisë së Elbasanit në “lupën” e SPAK

Reshje shiu në të gjithë vendin

ARRSH tregon akset problematike

“Foltorja” sot do të ndalet në Elbasan

Berisha thirrje demokratëve: Vetëm të bashkuar fitojmë!