MENU
klinika

Arrestohet një 40-vjeçar nga Maqedonia e Veriut

Kapen 300 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit

18.06.2021 - 17:08

300 kilogramë kokainë me një vlerë të konsiderueshme janë sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Policia njofton se lënda narkotike është gjetur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një 40-vjeçar nga ky vend është vënë në pranga.

Nazif Ajrofski, është shoferi i kamionit ku është zbuluar kokaina.  Report Tv ka mësuar se në dëshminë e tij ai ka mohuar dijeni për drogën duke thënë që është thjesht një punëtor.

Kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh.Sa i përket itinerarit të ndjekur nga kamioni gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se është nisur nga Belgjike për të mbërritur në Serbi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut.

Aksioni është ndërmarrë nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Mësohet se kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut po kalonte tranzit me destinacion Italinë.

Droga është gjetur e e ambalazhuar me logo të njohura të parfumeve por edhe të ekipeve të futbollit dhe basketbollit.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Forcat policore arrestuan 40-vjeçarin N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut..

Në përditësim…