MENU
klinika

Këndoi "Luj Qyqek", serbisht

Këngëtarja “tërbon” serbët, vetëm se këndon… shqip

19.06.2021 - 10:34

Këngëtarja e njohur serbe Tea Tairovic ka zbuluar detaje rreth bashkëpunimit të saj me një këngëtar shqiptar.

Pas publikimit të “Hajde”, një version serbisht i këngës së njohur shqiptare “Hajde luj qyqek”, këngëtarja premton se ka një surprizë për të gjithë fansat.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin e njohur Irkenc Hyka.

Ajo ka treguar se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj e re, një ripërpunim i një prej këngëve më të njohura të Irkencit.

“Kam bërë një version të mirë të një prej këngëve të tij dhe jam shumë e kënaqur.

Kënga do të publikohet së shpejti,” është shprehur Tairovic.

Por, në rrjet serbët se kanë pritur mirë këtë gjë.