MENU
klinika

Përplasja e Dritan Lelin

Këshilli Bashkiak Vlorë: MSH na lejon mbledhjet

22.06.2021 - 10:17

Pas përplasjeve që kanë ndodhur me kryetarin e bashkisë së Vlorës, këshilli Bashkiak bën me dije se ministria e Shëndetsisë u ka lejuar zhvillimin e mbledhjes.

Sekretari i Këshillit Agron Gjipali ka komunikuar me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjipali ka kërkuar një konfirmim mbi ligjshmërinë e realizimit të mbledhjes fizike në sallën e teatrit “Petro Marko”.

Në përgjigjen e saj, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli konfirmon se mbledhja mund të mbahet fizikisht. Në 2 mbledhjet e fundit kreu i bashkisë Vlorë nuk është paraqitur në mbledhje, ka marrë pjesë online

“Përsa i përket Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë festive etj. ku rreziku i trasmetimit të virusit është shumë i lartë. Përsa më sipër ky urdhër nuk cënon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale. Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distances, mbajtja e maskes, kushtet higjenosanitare etj”, thuhet në përgjigjen e Rakacollit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Refuzoi sërish ballafaqimin me këshilltarët

Dritan Leli zhvillon mbledhjen online!


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë