MENU
klinika

Kush e veshi e para!

Kim dhe blogerja shqiptare bëjnë “xing” me të njëjtin fustan!

24.06.2021 - 17:26

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka publikuar ditën e sotme disa foto ku dukej e veshur me një fustan të zi dhe si gjithmonë dukej super bukur.

Ajo njihet si një ndër influencueset më të mëdha, nga e cila frymëzohen mjaft persona anë e mbanë botës, por kësaj radhe Kim është frymëzuar diku tjetër për veshjen e saj të fundit.

Ka qenë blogerja shqiptare, Armina Mevlani e cila ka postuar së fundmi në Instagram një foto ku shkruante se e ka veshur e para këtë fustan e më pas tregonte postimin e Kimit.

“Dhe falë krijimeve magjike të Rick Owens”, shkroi Armina krah fotove ku dukej veshur me fustanin e zi.

   

Kujtojmë se pas festës së ditëlindjes të Armina Mevlanit, u dysha se blogerja po kalonte një krizë në çift me Shkëlzen Berishën. Ky i fundit nuk i bëri asnjë urim publik partneres, siç ka bërë çdo vit dhe për më tepër Armina nuk tregoi nëse ai i kishte bërë apo jo ndonjë dhuratë. Kështu menjëherë lindën dyshimet se ata po kalonin një moment të vështirë në marrëdhënie e se mund të kishin shkuar edhe drejt ndarjes.

Para pak ditësh ajo ka vendosur që ta konfirmojë më gojën e saj që këto lajme që qarkullojnë lart e poshtë janë të rreme pasi ajo dhe Shkëlzeni janë bashkë dhe shumë të lumtur madje.

“Jeni ndarë më Shkëlzenin sepse kështu aludohet në media?”, e ka pyetur ndjekësi/ja.

“Fake news, jemi bashkë dhe jemi të lumtur”, ka shkruar Armina krahas fotos me dashurinë e saj.