MENU
klinika

Zbulohen detajet e projektit të ri

Kim Kardashian bëhet pjesë e filmit të njohur

05.06.2021 - 11:07

Kim Kardashin do të jetë pjesë e filmit si aktore zëri në filimin e animuar “Paw Patrol”.

Mësohet se pjesë të këtij projekti do të jenë edhe yje të tjerë si Jimmy Kimmel, Dax Shepard, Tyler Perry, Marsai Martin, Randall Park, Yara Shahidi dhe Ron Pardo.

Nga detajet e bërë publike thuhet se Kim do të jetë Delores, një e sapoardhur në ekipin e qenit.
Ky film ka në qendër misionin e këlyshëve, për të shpëtuar qytetarët e Adventure City nga Kryetari i Bashkisë Humdinger, i cili është një adhurues i maceve që urren qentë.

Përsa i përket jetës së saj personale, kujtojmë se ylli i dha fund martesës me Kanye West pas afro shtatë vitesh martesë. Mediat e huaja raportuan se pikërisht më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Kanye West është dorëzuar dhe si përfundim i është përgjigjur kërkesës për divorc të Kim Kardashian, të cilën ajo e bëri 2 muaj më parë. Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, West, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.