MENU
klinika

Kualifikueset e Europianit

Kombëtarja U-21 e nis me marshin e tretë

04.06.2021 - 19:53

Kombëtarja shqiptare U-21 i nis shumë mirë ndeshjet kualifikuese për Europianin 2023 të 21-vjecarëve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi fituan 3-0 në Andorra ndaj ekipit vendas, duke marrë tri pikët e para në grup, ku ndodhen edhe Anglia, Cekia, Sllovenia dhe Kosova.

Armando Broja nuk ka shënuar dot me Kombëtaren e parë, por te Shpresat është me fat, duke shënuar golin e parë në minutën e 17-të. Në fundin e pjesës së parë dyfishoi Mehmeti, që tregohet i saktë nga pika e penalltisë.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë nuk e ulin ritmin dhe në minutën e 62-të vjen goli i tretë. Kësaj here ishin vetë vendasit që e shtynë topin në portë. Alvarez e kthen në portën e vet pa dashje.

Më pas Bushi zëvendëson dy lojtarë titullarë si Dobra e Ismajgeci, për t’i pasur të freskët për ndeshjen tjetër. Andorra u përpoq në fund për të shënuar një gol nderi, por mbrojtja kuqezi nuk ia dha atë kënaqësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN