MENU
klinika

Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit

Komisioneri Celibashi shpërndan 140 mandatet

24.06.2021 - 10:09

Dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi arriti të shpërndante mandatet e deputetëve vetëm ditën e djeshme.

Pas kërkesës së Partisë Demokratike, kreu i KQZ-së tha se deputetët të cilët kanë qenë në listën e përbashkët të një koalicioni si në rastin e PD-së me aleatët, në krah të emrit të tyre do të kenë të shënjuar edhe logon e partisë që përfaqëson. “Pretendimi qëndron e do e reflektojmë në zbardhjen e projekt-aktit, pra në ato raste kur kandidatët fitues që janë pjesë e listës shumemërore të një koalicioni do jetë e për- caktuar edhe partia politike së cilës i përket kandidati fitues”, tha Celibashi.

Kujtojmë që nga 59 mandate që ka marrë koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim, vetëm 52 mandate janë të partisë demokratike, pasi 7 janë de- putetë të partive të koalicionit, 3 të PDIU-së, 1 i PR- së, 1 i LZHK-së, 1 i PAA-së dhe një i PBDNJ-së. Kreu i KQZ-së arriti të shpërndan- te mandatet vetëm ditën e djeshme, pasi më herët Par- tia Demokratike dhe Lëviz- ja Socialiste për Integrim ankimuan zgjedhjet fillimisht në Komisionin e Ankesave dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor. PD-ja i konsideron zgjedhjet e 25 prillit masakër zgjedhore dhe me këtë argument kërkoi fillimisht nga Komisioni i Ankesave pranë KQZ-së që të shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 9 qarqe të Shqipërisë.

PD-ja pretendon se maxhoranca ka përdorur çdo mekanizëm për devijimin e vullnetit të qytetarëve. Për të vërtetuar këtë akuzë, PD-ja paraqiti disa prova në KAS, por kërkoi që ky organ brenda KQZ-së të administronte edhe prova të tjera nga institucionet shtetërore, ku PD-ja nuk ka akses për të mbledhur informacion për shkak se ndodhet jashtë sistemit. Por, të gjitha kërkesat e tyre u rrëzuan qark pas qarku. Ndërkohë, LSI-ja kërkoi rinumërim të votave në Berat dhe në Durrës, por megjithatë nuk pati ndry- shim të rezultatit final. Sakaq, kërkesat e partisë demokratike të njëjtat me ato që u depozituan në KAS u depozituan edhe në gjykatën e zgjedhjeve (Kolegjin Zgjedhor), por edhe në këtë hallkë nuk pati asnjë ndryshim të rezultateve. PD-ja i quajti Kolegjin Zgjedhor dhe KAS-in noterë të masakrës zgjedhore.

PRANIMI MANDATIT

Këto zgjedhje ndër të tjera u mbajtën mend edhe për risitë që pati procesi. Një prej tyre ishte mundësia që kishin kryetarët e partive për të kandiduar në më shumë se një qark. Këtë të drejtë e shfrytëzoi kryesocialisti Edi Rama dhe kryetarja e LSI-ë, Monika Kryemadhi. Kryeministri Rama kandidoi në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Durrësit dhe gjatë fushatës deklaroi se në qarkun që do të merrte më shumë vota personale do të zgjidhte të merrte mandatin. Në fakt, kështu ndodhi vetëm dy ditë më parë, Kryeministri Rama pranoi të bëhet de- putet i qarkut të Durrësit, pasi kishte disa mijëra vota më shumë se në qarkun e Vlorës. Ndërkohë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kandidoi në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Por, ajo mundi të fitojë vetëm në dy qarqe, në Tiranë dhe Fier. Në të njëjtën ditë me kreun e PS-së, Kryemadhi i dërgoi letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, se do të pranojë mandatin e deputetit në qarkun e Fierit. Me këtë lëvizje kryetarja e LSI-së la jashtë Parlamentit Kejdi Mehmetin dhe i dha edhe një mandat deputetit Petrit Vasili.

DEPUTETËT E RINJ

Qarku Gjirokastër

PS 3 mandate

1 Mirela Kumbaro
2 Laert Duraj
3 Bledar Çuçi

PD-AN 1 mandat

Tritan Shehu

Qarku Dibër

Koalicioni PD-AN
3 mandate

1 Xhelal Mziu
2 Kreshnik Çollaku
3 Dhurata Tyli Çupi

PS 2 mandate

1 Lavdrim Krashi
3 Aurora Mara

Qarku Durrës

PS 8 mandate

1 Milva Ekonomi
2 Alban Xhelili
3 Jurgis Çyrbja
4 Klodiana Spahiu
5 Ilir Ndraxhi
6 Rrahman Rraja
7 Lefter Koka
8 Edi Rama

Koalicioni PD-AN
6 mandate

1 Edi Paloka
2 Agron Duka
3 Merita Bakiu
4 Oerd Bylykbashi
5 Ferdinand Xhaferraj
6 Andia Ulliri

Qarku Tiranë
PS 18 mandate

1 Luljeta Bozo
2 Najada Çomo
3 Ornaldo Rakipi
4 Ogerta Manastirliu

5 Arben Ahmetaj
6 Ulsi Manja
7 Etilda Gjonaj
8 Arben Pëllumbi
9 Elisa Spiropali
10 Belinda Balluku
11 Toni Gogu
12 Etien Xhafaj
13 Ermonela Valikaj
14 Xhemal Qefaliaj
15 Fatmir Xhafaj
16 Klotilda Bushkaj
17 Alqi Bllako
18 Eduart Shalsi.

PD-AN 15

1 Lulzim Basha
2 Jorida Tabaku
3 Alfred Rrushaj
4 Albana Vokshi
5 Sali Berisha
6 Agron Shehaj
7 Fatmir Mediu (PR)
8 Grida Duma
9 Shpetim Idrizi (PDIU)
10 Belind Këllici
11 Vangjel Dule (PBDNJ)
12 Mesila Doda
13 Dashamir Shehi(LZHK)
14 Flamur Noka
15 Orjola Pampuri

LSI 2 mandate

1 Erisa Xhixho
2 Petrit Vasili

PSD 1 mandat

1 Gertian Deda

Qarku Shkodër

Koalicioni PD-AN
5 mandate

1 Helidon Bushati
2 Emilia Koliqi
3 Ramadan Likaj
4 Greta Bardeli

5 Zef Hila

PS 3 mandate

1 Edona Bilali
2 Paulin Stërkaj
3 Benet Beci

PSD 2 mandate

1 Gledis Çceliku
2 Meri Makiçi

LSI 1 mandat

Agron Çela

Qarku Berat

PS 5 mandate

1 Hatixhe Konomi
2 Bardhyl Kollccaku
3 Fadil Nasufi
4 Nasip Naço
5 Blendi Klosi

Koalicioni PD-AN

2 mandate,

1 Tomorr Alizoti
2 Kasem Mahmutaj

Qarku Kukës

Koalicioni PD-AN

2 mandate

1 Flamur Hoxha
2 Isuf Çelaj

PS 1 mandat

Gerta Duraku

Qarku Korçë
PS 6 mandat

1 Enslemvera Zake
2 Blerina Gjylameti
3 Ilirian Pendavinji

4 Ilir Topi
5 Olta Xhaçka
6 Niko Peleshi

Koalicioni PD-AN
5 mandate

1 Edmond Spaho
2 Sorina Koti
3 Ervin Salianji
4 Bledjon Nallbati
5 Seladin Jakupllari

Qarku Lezhë

Koalicioni PD-AN

4 mandate

1 Mark Marku
2 Agron Gjekmarkaj
3 Lindita Metaliaj
4 Kastriot Piloli

PS 3 mandate

1 Lindita Nikolla
2 Eduart Ndreca

3 Shpresa Manoi

Qarku Vlorë

PS 8 mandate

1 Pranvera Resulaj
2 Anduel Tahiraj
3 Vullnet Sinaj
4 Anila Denaj
5 Niko Kuri
6 Ilir Metaj
7 Damian Gjiknuri
8 Teuta Ramaj

Koalicioni PD-AN
4 mandate

1 Bujar Leskaj
2 Ina Zhupa
3 Fation Veizaj
4 Arbi Agalliu

Qarku Elbasan
PS 8 mandate

1 Evis Kushi
2 Klevis Xhoxhi
3 Besion Ajazi

4 Dasantila Tahiraj
5 Saimir Hasalla
6 Florenc Spaho
7 Luan Duzha
8 Taulant Balla

Koalicioni PD-AN
6 mandate

1 Gazmend Bardhi
2 Flutura Açka
3 Lefter Gështenja
4 Dashnor Sula
5 Luçiano Boçi

6 Zheni Gjergji

Qarku Fier
PS 9 mandate

1 Erjon Braçe
2 Petro Koçi
3 Lindita Buxheli
4 Baftjar Zeqaj
5 Antoneta Dhima
6 Bujar Çelaj
7 Ismet Beqiraj
8 Tatiana Piro

9 Gramoz Ruçi
Koalicioni PD-AN
6 mandate

1 Enkelejd Alibeaj
2 Eralda Bana Tase
3 Samir Koreshi
4 Luan Baçi
5 Nustret Avdulla (PDIU)
6 Ilda Dhori

LSI 1 mandat

Monika Kryemadhi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN