MENU
klinika

Katastrofa mjedisore me plehrat/ Afat për grumbullimin deri në 15 korrik

Kompania “Integrated Energy” i ofron ndihmë bashkisë së Durrësit

28.06.2021 - 21:23

Ndërkohë që katastrofa mjedisore në Durrës sa vjen e rëndohet, ku plehrat kanë “pushtuar” qytetin, një zgjidhje vjen nga kompania “Integrated Energy”.

Kompania në fjalë, e cila operon në Sharrë, i ka dërguar një letër bashkisë Durrës, duke i ofruar një zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Në shkresë thuhet se Bashkia mund të depozitojë mbetjet në landfillin e Sharrës, pa asnjë pagesë.

Bashkisë i është vënë një afat për dërgimin e mbeturinave në këtë vendgrumbullim deri më 15 korrik, ndërsa pas kësaj date ky institucion duhet të marrë masa për zgjidhjen e situatës.

Aktualisht mësohet se 6 kamionë janë nisur drejt Sharrës, për të transportuar mbetjet urbane.

Më herët sot Panorama.al publikoi një video ku bie në sy kamioni i një ndërmarrje shtetërore, e cilat i ka hedhur mbeturinat anës së rrugës. Po ashtu të shumta kanë qenë rastet kur këto mbetje janë hedhur nëpër zonat rurale të Durrësit.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë!

"Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall ‘non grata’"

Pritjet e Berishës/Kadilli: Nuk me impresionon