MENU
klinika

Miqësorja

Kosova vuan kësaj here, e shpëton Rashica

04.06.2021 - 20:04

Edhe pse me vuajtje, Kosova e ka kaluar me sukses edhe ndeshjen e dytë miqësore të qershorit. “Dardanët” triumfuan 2-1 ndaj Maltës në ndeshjen e zhvilluar në Klagenfurt të Austrisë.

Rashica e shënoi golin e parë në minutën e 18-të pas një aksioni model të ekipit. Por në minutën e fundit të pjesës së parë Malta e barazoi rezultatin përmes Shaun Dimech.

Pjesa e dytë ishte akoma më e bukur, por Kosova vuajti shumë për të gjetur golin e dytë. Ishte Rashica që ia siguroi fitoren ekipit të Challandes me golin e realizuar në minutën e 84-t.

Kështu, Kosova i kalon me sukses dy ndeshjet e para miqësore të qershorit. Pas këtij takimi, Kosova udhëton në Antalya të Turqisë ku do të luajë me Guinenë dhe Gambian, respektivisht më 8 dhe 11 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN