MENU
klinika

"Shërben për fuqizimin ekonomik"

Kryeministri Rama sjell historinë e një biznesi në pazarin e…

05.06.2021 - 19:15

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ka sjellë në vëmendje historinë e një prej bizneseve në pazarin e Gjirokastrës.

Duke e cilësuar histori suksesi, Rama thotë se ajo i shërben fuqizimit ekonomik të Gjirokastrës.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Në qendër të pazarit karakteristik të Gjirokastrës, Manjola ka ngritur dyqanin e prodhimeve tradicionale shqiptare që sot furnizohet nga një rrjet prej 60 familjesh gjirokastrite të cilat ruajnë me pasion traditën e zahireve tradicionale. Dyqani “E dua” është një tjetër histori suksesi e mbështetur financiarisht nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, që sot i shërben edhe fuqizimit ekonomik të zonjave duar arta të Gjirokastrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN