MENU
klinika

"Një mik special që kam privilegjin të takohem për sfidat e Shqipërisë"

Kryeministri Rama takohet me ish-presidentin Sarkozy në shtëpinë e tij…

16.06.2021 - 20:22

Kryeministri Edi Rama është takuar me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy në shtëpinë e tij në Paris, Francë.

Lajmin e ka publikuar vetë kryeministri Rama, përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ku thekson se takimi me një mik special, me të cilin ka privilegjin të këshillohet për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian.

Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN