MENU
klinika

“Nata e thikave të gjata”

Kur Hitleri shfarosi rivalët…

30.06.2021 - 16:33

         30 qershori i vitit 1934, në historinë gjermane kujtohet si “Nata e thikave të gjata”, spastrimi i përgjakshëm i udhëheqësve nazistë që bëri Adolf Hitleri. Trembur nga fakti se forcat paramilitare “SA”, ishin bërë të pamposhtur, Hitleri urdhëroi forcat e tij elitare “SS” të vrisnin udhëheqësit e organizatës, përfshirë Ernst Röhm. Gjithashtu, atë natë u vranë qindra kundërshtarë të tjerë, të hamendësuar, të Hitlerit./Konica.al

Spastrimi i përgjakshëm

Nga fundi i muajit maj 1934, Hitleri kreu funksionin e kancelarit për 16 muaj dhe diktator për 14 (sipas Aktit Fuqizues të 24 marsit 1933), mirëpo kishte ende dhe nja dy pengesa për të pasur pushtetin absolut. Së pari, ishte shoku i vjetër Ernst Röhm, Shefi i Shtabit të “SA” (“Divizioni Sulmues”), ose “Këmishëkaftë”. Röhm donte që forcat e tij të përfshiheshin në Wehrmacht-in e ri, që po përgatitej të merrte vendin e Reichswehr, pavarësisht fakti se gjeneralët me mendime konservatore ishin totalisht kundër çdo përlyerje të atillë të ushtrisë nga “SA”. Së dyti, presidenti gjerman, Paul von Hindenburg, ishte ende gjallë dhe në detyrë dhe, nëse donte, mund t’i ndalonte gjithë planet e Hitlerit, duke ia dorëzuar pushtetin Reichswehr-it. Hitleri, duke e ditur se fuqia ushtarake i nevojitej për politikën e jashtme dhe se antagonizimi i gjeneralëve mund të ishte fatal për të, vendosi të sakrifikonte Röhm-in. Me pretendimin se Rohmi po komplotonte një puç, Hitleri urdhëroi masakrën. /Konica.al/Natën e 30 qershorit 1934, Rohm dhe shumë drejtues të tjerë të “SA”-s u vranë nga anëtarët e “SS”-it të Heinrih Himler (“Njësia Mbrojtëse”). U vranë po ashtu edhe disa nga armiqtë e tjerë të Hitlerit, përfshirë kancelarin e fundit të Republikës së Weimar-it, Kurt von Schleicher; Gregor Strasser, i cili, deri në vitin 1932 kishte qenë i dyti pas Hitlerit në Partinë Naziste; Ish-separatisti bavarez Gustav von Kahr; kritiku konservator Edgar Jung dhe profesori katolik Erich Klausener. Zëvendëskancelari Franz von Papen i shpëtoi për fije përfshirjes në mesin e viktimave, edhe pse u shkarkua tri ditë më pas nga zv/kancelaria (3 korrik). Gjeneralët, zëdhënësi kryesor i të cilëve ishte Ministri i Mbrojtjes, Werner von Blomberg, sigurisht u impresionuan nga efikasiteti me të cilin u eliminuan Rohm dhe klika e tij “SA”.

Konsolidimi i pushtetit nga Hitleri

Brenda disa javësh nga vdekja e Rohmit, Hitleri bëri një përpjekje të zgjidhte çështjen e bashkimit me Austrinë, përmes një farë përdhune. Me udhëzime nga Berlini dhe me ndihmë aktive nga Legata Gjermane në Vjenë, më 25 korrik 1934, nazistët austriakë tentuan të merrnin përsipër qeverinë e vendit të tyre nga një puç kryengritës. Ata vranë kancelarin austriak Engelbert Dollfuss në kancelarinë e tij, por qëllimi kryesor i puçit dështoi. Lajmi u prit me shqetësim dhe kundërshti nga kryeqytetet e tjera evropiane, por më e madhe tronditja qe në Romë. Diktatori italian Benito Musolini dërgoi katër divizione ushtarake në Brenner Pass dhe në kufirin Carinthian, kurse shtypi italian denoncoi ashpër imperializmin gjerman dhe mosbesimin. Sidoqoftë, Hitleri nuk e pranoi përgjegjësinë për grushtin e shtetit, i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit austriak, Wilhelm Miklas, dhe tërhoqi ministrin e tij nga Vjena dhe u dërgua ministri Papen, me misionin e drejtimit të marrëdhënieve austro-gjermane “përsëri në kanale miqësore dhe normale”. Sapo mbërriti në Vjenë, ai i tha ministrit të SHBA-së, George S. Messersmith, se gjithë Evropa Juglindore, deri në kufijtë e Turqisë, ishte zona e brendshme e Gjermanisë dhe se arritja e kontrollit të Austrisë do të ishte hapi i parë në atë drejtim.

Hindenburg vdiq më 2 gusht 1934. Pas kësaj gjeneralët gjermanë ranë dakord për bashkimin e zyrës së Presidentit të Rajhut dhe Shefit Suprem të Forcave të Armatosura me atë të kancelarit, pra Hitleri dora vetë. Konsolidimi i pushtetit ende pa mbushur muajin me spastrimin e Rohmit dhe “SA” ishte arritur tërësisht. Këtej e tutje, Rajhu i Tretë ishte një strukturë totalitare me të njëjtin Kryetar Shteti, Komandant i Përgjithshëm dhe Udhëheqës i Partisë së vetme politike.

Udhëheqësi nazist Adolf Hitler urdhëroi spastrimin e përgjakshëm të partisë së tij politike, duke vrarë qindra nazistë, të cilët, ai besonte se kishin potencialin të shndërroheshin në armiq politikë në të ardhmen. Në shënjestër ishte kryesisht udhëheqja e forcave “SA”, katër milionë anëtarët e të cilës e kishin ndihmuar Hitlerin për të ardhur në pushtet, fillimvitet ’30./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit