MENU
klinika

Plagosja e dyfishtë në Sarandë

Kush është turisti që mori plumb aksidentalisht?

20.06.2021 - 08:38

Identifikohet emri i plotë i kalimtarit të rastit që mbeti i plagosur gjatë natës sot në Sarandë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

Raportohet se përveç shënjestrës, biznesmenit Spiro Iljadhi, i plagosur mbeti dhe turisti Mario Jani, i cili po kalonte në rrugë.

33-vjeçari, shqiptaro-amerikan, mësohet se kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar.

Mësohet se plumbat e prekën në fundshpinë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë